Korçë- Një 31 vjeçar i cili u rrëzua ditën e djeshme nga një shkëmb në Malin e Gopeshit në Maliq, është shpëtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Operacioni i kërkim-shpëtimit përfundoi rreth mesnatës pasi ekipet e shpëtimit gjetën vendndodhjen e të riut Drilon Agolli.
Ky i fundit ka marrë dëmtime të rëndë na trup pasi u rrëzua teksa mblidhte çaj mali dhe bimë mjekësore, punë të cilën e bënte prej vitesh. Autoritetet ende janë duke bërë verifikimin e rrethanave të plota të ngjarjes. Versus.al

