AKTUALITET /

“Flet kodra pas bregut”, Vangjel Dule braktis studion pas përballjes me historianin për minoritetin grek

Vangjel Dule nuk pranoi pretendimet e historianit Pëllumb Xhufi mbi minoritetin grek në Shqipëri dhe vendosi të largohej nga studio.

Shkruar nga B.V
“Flet kodra pas bregut”, Vangjel Dule braktis studion pas
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule dhe historiani Pëllumb Xhufi

Minoriteti grek ka qenë temë përballje mes historianit Pëllumb Xhufi dhe kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule në emisionin “Zona Zero” në Top News.

Xhufi ka argumentuar se nuk mund të ketë minoritet grek në zona të ndryshme të vendit siç proklamon kryeministri Mitsotakis, vetëm se dikush mund të thotë se ndihet grek, pasi kombësia është fakt jo dëshirë.

Ndërsa kundër pretendimit të Xhufi u shpreh Dule, i cili tha se me vendim të Hagës, Shqipëria është e detyruar të hapë shkollat greke, ndërsa më pas u largua nga studio me justifikimin se ishte i ftuar edhe diku tjetër.

Pjesë nga debati mes tyre:

Xhufi: Mitsotakis kërkonte, në një ndër 6 pikat, që minoriteti grek në Shqipëri nuk është e vërtetë që është e përqënduar në një zonë të caktuar, dhe duhet të quhen grek të gjithë ata që ndihen grekë.

Por këtë nuk ta njeh as ligji ndërkombëtar sepse thotë se kombësia është çështje fakti jo dëshire. Kjo nuk është njohur as në ’13, as në Konferencën e paqes. Nuk mund të jem unë Hasan dhe të jem grek, ose të jem Vasillaq dhe të them jam turk apo nga Kosova tha ai.

Dule: Unë kam rënë dakord që në ora 21:00 duhej të largohesha.

Zeka: Po por kemi dhe 10 minuta

Dule: Në këtë diskutim, aq sa më lejojnë njohuritë e mia se nuk jam historian, por kemi një vendim të Hagës, jo e sotmja por ajo e Lidhjes së Kombeve, për arsimimin në gjuhën amëtare të minoritetit grek në Shqipëri, dhe ka një vendim që e detyron Shqipërinë që të rihapen shkollat greke. Dhe Himara është mes atyre. Kjo shkollë funksionoi deri në 1945. Shkollën greke e mbylli regjimi komunist. Është në nderin e Xhufit, se dua të bisedoj çdo bashkëbisedues, të lexojë konventën kuadër të Këshillit Europës për minoritetet kombëtare.

Xhufi: Po, që Greqia nuk e njeh, nuk e ka ratifikuar.

Dule: Me sa durim iu dëgjova pavarësisht se flisni kodra pas bregut.

Xhufi: Ti na dhe afatin që do ikësh.

Dule: Më pret studio tjetër. Versus.al

Poll