AKTUALITET /

Flet për herë të parë motra e autorëve të vrasjes së Ramazan Matajt: Më kërkonte të prostituoja!

Armela Hasaj ka folur për herë të parë për dhe ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë e cila nisi nga një histori rozë mes saj dhe viktimës por që përfundoi në tragjedi. 

Shkruar nga Versus

Flet për herë të parë motra e autorëve të vrasjes

Motra e autorëve të vrasjes së Ramazan Matajt, Armela Hasaj ka folur për herë të parë për dhe ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë e cila nisi nga një histori rozë mes saj dhe viktimës por që përfundoi në tragjedi. 

Në një interviste ekzkluzive për 'Shqipëria live', Hasaj është shprehur se vrasjen e Ramazan Matajt e ka mësuar përmes rrjeteve sociale duke shtuar se nuk kishte asnjë dyshim se kush mund të ishin autorët.

E reja është shprehur se është njohur me Matajn në vitin 2018 kur sapo ishte martuar. Ajo shton më pas se është ndarë nga ish-burri i saj i parë për shkak të Matajt madje sipas saj viktima i kishte kërkuar të prostituojë.

“E kam parë në rrjetet sociale. Kaq kam marrë vesh. Nuk kisha asnjë dyshim kush mund të ishin autorët e kësaj vrasje.

Me të jam njohur në rrjetet sociale, në vitin 2018. Të them të drejtën nuk e kam njohur personalisht më përpara. Në rrjete sociale jam njohur me të. Më shkroi në rrjetet sociale. I ktheva përgjigje. Më tha se ishte person i të njëjtit vend. Ai filloi bisedën. Aty ishte gabimi im që vazhdova bisedën me atë person.

Atë kohë sapo isha martuar. Pas disa kohëve i thashë që do shkëputesha nga ai, sepse ishim nga i njëjti vend. Pastaj ai nuk u shkëput, filloi kërcënimet. Ishin disa foto të miat që ai i kishte. Disa që ja kisha dërguar dhe disa që i kishte bërë ai. Jam munduar t’i shmangem.

Ai nuk dinte të hiqte dorë nga unë. Nuk e di çfarë kërkonte. Nga ish-burri i parë jam ndarë nga ai. Dilja natën, bëja shumë gjeste. Isha e detyruar të dilja, përndryshe më kërcënonte. Më thoshte se do vinte në shtëpi e do më vriste me çfarë kisha. Më kërkonte të prostituoja”.

Ramazan Mataj u vra në fillim të muajit janar. Në pranga për vrasjen e tij kanë rënë dy vëllezërit Arjon Hasaj i cili ka pranuar se është autori dhe Klisman Hasaj për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe fshehjen e armës së krimit/Versus.al

 

Poll