Për festat e fundvitit ka pasur një fluks të shtuar në pikat kufitare dhe portet e vendit. Vetëm gjatë 8 ditëve të fundit në Portin e Durrësit kanë hyrë 25.477 persona dhe 7738 automjete.
Për përballimin e këtij fluksi udhëtarësh, kompanitë që operojnë linjat detare kanë shtuar kapacitetet e tyre. Tragetet e linjës Durrës-Bari e kthim po kryejnë udhëtime të dyfishta gjatë ditës dhe njëjtë ka ndodhur edhe me linjën Ankona-Durrës e cila ka shtuar lundrimet.
Mbërritja e një numri kaq të madh udhëtarësh e automjetesh, pritet të sjellë një trafik të shtuar në qarkullim si në qytetin e Durrësit po ashtu edhe në ato përreth për shkak të pranisë së lartë të automjeteve. Versus.al







