Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur një fluks të lëvizjeve ndërkufitare në pikën doganore të Kapshticës, ku kanë hyrë mbi 6200 emigrantë shqiptarë.
Ndërsa drejt Greqisë kanë udhëtuar 1484 qytetarë. Për shkak të lëvizjeve të shtuara të udhëtarëve në të dyja anët e kufirit, në doganën shqiptare punohet me 5 sportele në hyrje, ndërsa pala greke me 3 sportele në dalje.
Deri më tani nuk ka pasur vonesa në përpunimin e dokumentacionit të udhëtarëve. Që prej datës 20 dhjetor, raportohet se nga pika kufitare e Kapshticës kanë hyrë mbi 35.700 emigrantë ndërsa kanë dalë nga vendi 13.225 qytetarë. Lëvizja e shtuar bëhet për shkak të festave të fundvitit. Versus.al







