Një krim i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në lagjen Casette, Spoleto, Itali.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, krimi ka ndodhur gjatë një një debati mes personave që njiheshin. Viktima është një i ri 28-vjeçar nga Spoleto, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.
Autori është një shqiptar 42-vjeçar, i cili është vënë në pranga, dhe që ishte në arrest shtëpie.
Shqiptari është vënë në pranga rreth orës 21:00 të mbrëmjes së 20 korrikut, në kulmin e një debati të ndodhur në shtëpinë e tij për arsye të parëndësishme. Gjatë debatit, shqiptari e ka goditur me thikë kuzhine në gjoks, 28 vjeçari italian, banues në Spoleto, edhe ai i dënuar.
Arma u sekuestrua ndërsa trupi u transferua në institutin e mjekësisë ligjore në Perugia për ekzaminimin e mëvonshëm të autopsisë.
“Pashë një djalë që mbahej për gardhin e shtëpisë dhe më tha ‘zonjë, më ndihmoni, telefononi një ambulancë.
Më goditën me thikë”, ka thënë në dëshminë e saj Maria Rita, gruaja që jeton në shtëpinë pranë së cilës ndodhi ngjarja e rëndë.
"Ora ishte nëntë dhe unë isha në kuzhinë duke ngarkuar lavastoviljen me dritaren e hapur," thotë ai. Gruaja shpjegon se ka dalë menjëherë nga shtëpia bashkë me një familjar dhe ka tentuar ta ndihmojë të riun në pritje të 118.
“E kanë marrë dhe ndërkohë ka mbërritur edhe policia”, shton ajo. Më pas zonja shpjegoi se ajo kishte raportuar tashmë gjithçka tek hetuesit dhe se vëllai i saj kishte bërë të njëjtën gjë. Versus.al







