AKTUALITET /

FOTO/ Aksident me 5 të plagosur në Pogradec, dërgohen menjëherë në spital

Dy drejtuesit e mjeteve dhe 3 pasagjerë ndodhen në spital duke marrë ndihmën mjekësore të nevojshme

Shkruar nga M.H
FOTO/ Aksident me 5 të plagosur në Pogradec, dërgohen
Foto nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë midis dy automjeteve, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar 5 persona.

Dy drejtuesit dhe 3 pasagjerë ndodhen në spital duke marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Informacioni paraprak

Rreth orës 12:00, në aksin “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin I. R. është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin P. G.


Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerë në automjetin tip “Volkswagen”, të cilët po marrin mjekim në spital.

FOTO/ Aksident me 5 të plagosur në Pogradec, dërgohen
Foto nga aksidenti

/ Versus.al

Poll