Një breshëri me mesazhe të shkëmbyera mes ish-drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, Alfred Pezës dhe moderatores Blerta Tafani u bënë publike mbrëmjen e së premtes, pak orë pasi doli në "qarkullim” dhe një shkresë-denoncuese drejtuar Bordit Drejtues të RTSH-së, shkresë kjo e pafirmosur nga Tafani.
Në sms që nisin të këmbehen diku rreth orës 20.00 lexohet për një “moment të lënë bashkë…” Më pas një “batare” me pyetje për koordinimin e këtij momenti, të cilat pas gati 50 minuta nga koha kur nis adresimi i pyetjeve nga ana e Pezës, mbyllet me pyetjen, “Do e marrësh ti në dorë? Pse e zgjat kaq shumë se nuk e kuptoj?!”
Letra në bord e Tafanit
Blerta Tafani, gazetarja e TVSH-së, e cila për shumë vite ka qenë imazhi i edicioneve qendrore dhe emisioneve të darkës në ekranin e RTSH-së, në një letër drejtuar bordit të RTSH-së, Tafani pretendon se është ngacmuar seksualisht nga Peza. Versus.al ka arritur që të ketë një kopje të shkresës, e cila sidoqoftë, është e pafirmosur nga Tafani. Letra mban datë 2 shtator dhe në sekretari duket se ka mbërritur një ditë më pas në datë 3 shtator.







