AKTUALITET /

FOTO/ Këta janë kamarieri dhe klienti që u vranë gjatë atentatit në Memaliaj

Pistë hetimi është hakmarrja, pasi 74-vjeçari është babai i Andrea Kalemit. Ky i fundit dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022.

Shkruar nga Versus

FOTO/ Këta janë kamarieri dhe klienti që u vranë gjatë

Versus.al ka siguruar fotot Gledio Mukajt dhe Marsel Çelajt që mbetën të vrarë nga atenati i mbrëmjes së të shtunës, 20 korrik në një lokal në Memaliaj, ku shënjestër ishte Shyqyri Kalemaj.

Autorët, që dyshohet se kanë qenë të paktën 3 persona, kanë ardhur me makinë të zezë nga qyteti i Memaliajt në drejtim të lokalit.

Një prej tyre ka zbritur nga mjeti dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të 74-vjeçarit Shyqri Kalemi, i cili ishte ulur në një tavolinë jashtë lokalit.

Plumbat kapën dhe vëllanë e tij, Artur Kalemaj si edhe kamarierin që ishte pranë tavolinës. Ndërkohë, klienti që mbeti vdekur ka qenë brenda në lokal.

Pistë hetimi është hakmarrja, pasi 74-vjeçari është babai i Andrea Kalemit. Ky i fundit dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022.

I moshuari nuk arriti ti shpëtojë plumbave të kallashnikovit siç ndodhi me dy djemtë e tij që kishin arritur t’i shpëtonin atentateve të mëparshme.

Poll