
Një banesë në qytetin e Pogradecit është përfshirë nga flakët këtë pasdite.
Shërbimet e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur punën për izolimin dhe shuarjen e zjarrit, duke arritur ta vënë situatën nën kontroll brenda një kohe të shkurtër.
Sipas informacioneve të para, nuk ka persona të lënduar nga ngjarja, ndërsa banorët e shtëpisë kanë dalë në kohë nga banesa.
Zjarri ka shkaktuar dëme materiale, por përmasat e tyre ende nuk janë përcaktuar saktësisht. Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur shmangien e përhapjes së flakëve në banesat e tjera të zonës.
Ndërkohë, autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit, ndërsa pritet një vlerësim më i detajuar në vijim.Versus.al

