AKTUALITET /

FOTO/ Pamje nga brenda magazinës së hashashit në Voskop, tharëse për drogën, kanabis i grirë dhe arka të mbushura

Shkruar nga Versus

FOTO/ Pamje nga brenda magazinës së hashashit në Voskop,

Dalin pamje nga brenda magazinës së hashashit në fshatin Voskop të Korçës.

Siç edhe duket në pamjet e para, ish-stalla e deleve e kthyer në një magazinë kanabisi, ishte e mbushur plot me drogë në proces tharje. Nga të dhënat e deritanishme, lënda narkotike ishte korrur në vend tjetër dhe në Voskop bëhej vetëm magazinimi dhe më pas përpunimi i saj.

FOTO/ Pamje nga brenda magazinës së hashashit në Voskop,

Në gjurmë të këtij aktiviteti ka rënë policia, e cila përmes informacioneve operative ka arritur të lokalizojë magazinën, duke ndjekur punonjësit që hynin dhe dilnin në atë magazinë.

FOTO/ Pamje nga brenda magazinës së hashashit në Voskop,   

Deri në këtë fazë janë arrestuar 6 persona, tre meshkuj dhe tre femra, të cilët shërbenin për krastitjen, tharjen dhe më pas paketimin e pakove me hashash.

Personat e arrestuar janë nga zona e Beratit, dhe një person tjetër i ka sjellë në Voskop të Korçës për të punuar në magazinën e hashashit, i cili dyshohet si njeriu që ka organizuar dhe krijuar kushtet për të vënë në punë 6 personat e arrestuar.

FOTO/ Pamje nga brenda magazinës së hashashit në Voskop,

Në foto duket qartë forma e procesit të tharjes së hashashit, më pas grirja e deri tek paketimi.

Thasë dhe arka me drogë dallohen në foto, tharëse deri tek drogë e grirë gati për tu shpërndarë.

Poll