AKTUALITET /

FOTO/ Protesta e 24-t radhazi në Tiranë, merr pjesë dhe ish-ambasadori i OSBE-së

Tubimi ka nisur në sheshin "Skënderbej" dhe më pas protestuesit kanë marshuar drejt Kryeministrisë në Tiranë, ku janë përsëritur thirrjet për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në qeverisje

Shkruar nga Versus

FOTO/ Protesta e 24-t radhazi në Tiranë, merr pjesë dhe

Protesta e 24-t radhazi në Tiranë ka vijuar edhe këtë mbrëmje me pjesëmarrje qytetare nga Tirana dhe qytete të tjera.

Në tubim është parë edhe pjesëmarrja e ish-zv. ambasadorit të OSBE në Tiranë, i cili i është bashkuar protestuesve gjatë marshimit.

Tubimi ka nisur në Sheshi Skënderbej dhe më pas protestuesit kanë marshuar drejt Kryeministrisë në Tiranë, ku janë përsëritur thirrjet për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në qeverisje.

Pjesëmarrja e shqiptarëve nga diaspora është shtuar në protestat e fundit, duke u interpretuar nga organizatorët si një tregues i pakënaqësisë së zgjeruar përtej kufijve tëvendit.Versus.al

Poll