AKTUALITET /

Fotografoi dhe publikoi votën për PS dhe ministrin Hoxha, arrestohet ish-polici i prangosur më parë për drogë

Shkruar nga Versus

Fotografoi dhe publikoi votën për PS dhe ministrin Hoxha, arrestohet

Renato Feri, ish-polici i arrestuar më parë për drogë, është vënë në pranga sot nga uniformat blu pasi fotografoi votën për Partinë Socialiste dhe e publikoi në rrjetet sociale.

34 vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”. Në rrjetet sociale, Feri ka publikuar foton nga fleta e votimit ku kishte shënuar me kryq për PS-në dhe ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha. Komisionerët e qendrës së votimit nuk e raportuan ngjarjen, ndërsa ish-polici u arrestua pasi rasti u publikua në disa media.

Fotografoi dhe publikoi votën për PS dhe ministrin Hoxha, arrestohet

Feri është emër i njohur i policisë pasi në 2022-in ishte përfshirë në një konflikt me ish-kolegët e tij të cilët e ndaluan për shkak se lëvizte me muzikë dhe shpejtësi të lartë pranë pallatit me Shigjeta. Ai nuk u ndaloi efektivëve të cilët i bënë thirrje të ndalonte, kështu që u ndalua në afërsi të TEG-ut ku i ofendoi me fjalë të rënda. Ai nuk mbante me vete badgen e policisë dhe gjatë kontrollit, iu gjet kanabis. Versus.al

Poll