AKTUALITET /

"Frenon" çmimi i gjelit të detit, këtë fundvit fermerët nuk 'eksperimentojnë' me kostot

Shkruar nga Versus

"Frenon" çmimi i gjelit të detit, këtë fundvit

Këtë vit qytetarët do të kenë mundësi të blejnë gjelin e detit me çmim të arsyeshëm.

Pritet që çmimi të mos ketë luhatje në rritje gjatë ditëve në vazhdim. Gjatë intervistës për TCH, fermeri Dervish Allamuça dha detaje lidhur me çmimin e gjelit të detit.

“Dhjetë mijë lekë do të kushtojë kilogrami i gjelit, dymbëdhjetë mijë lekë pula e  detit”, shprehet fermeri.

Më tej ai u shpreh se gjeli i zonës së Baldushkut është më cilësor dhe ka më tepër shije se ato të vendeve të tjera, kjo për shkak të klimës dhe ushqimit më të mirë në fushë.

“Kam 150  copë, gjeli i detit mban rekord në rrethin e Tiranës. Kërkon dhjetë muaj punë dikur nënat tona thoshin të ka rrit nëna si gjel deti. Unë i rris me ushqim bio, misër, hasër.”, shton Allamuça.

Tashmë porositë Dervishit i bëhen me telefon pasi prej vitesh ka arritur të sigurojë një klientelë bazë.

Tregu për këta fermerë është vetë oborri i shtëpisë, janë vetë konsumatorët ata që vijnë deri në Baldushk për të parë se si rritet “mbreti i tavolinës” për Vitin e Ri. Versus.al

Poll