AKTUALITET /

Fshiu pamjet e kamerave për të mbrojtur Edmond Gashin, nis hetimi ndaj pronarit të lokalit në Kashar

Shkruar nga B.V
Fshiu pamjet e kamerave për të mbrojtur Edmond Gashin, nis hetimi ndaj
Pronari i lokalit, Egi Sorra dhe mjeku, Edmond Gashi

Tiranë- Pronari i restorantit në Liqenin e Kasharit, ku mjeku Edmond Gashi shkoi pasi iu caktua masa “arrest shtëpie”, është vënë nën hetim nga prokuroria.

Mësohet se Egi Sorra ka fshirë pamjet nga kamerat e sigurisë gjatë kohës që mjeku Edmong Gashi ka qenë në lokal duke thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për Edmond Gashi, 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", dhe për shtetasin E. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës". Shtetasi E. G. ka thyer shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", duke dalë jashtë banesës, ndërsa shtetasi E. S. ka fshehur DVR-në me pamjet filmike nga lokali ku ka qëndruar Edmond Gashi” - njofton policia.

Gashi u largua me vrap nga pjesa e pasme e godinës së gjykatës ku u njoh me masën “arrest shtëpie”. Pasi mori masën e sigurisë, Gashi e theu menjëherë atë duke shkuar në lokalin pranë liqenit të Kasharit. Pavarësisht kësaj, ndaj mjekut që zhvaste qytetarët me kancer, është regjistruar një procedim në gjendje të lirë. Versus.al

Poll