Pas dorëheqjes së kreut të Gardës së Republikës Gramoz Sako në shkurt të këtij viti, janë zbardhur emrat që do të kandidojnë për kreun e këtij institucioni.
Aplikimet u mbyllën më datë 26 qershor, ndërsa aktualisht kandidatët janë në process vlerësimi që pritet të përfundojë brenda 45 ditëve. Në total janë 6 kandidatura për kreun e Gardës, një prej tyre femër. Komisioni i vlerësimit do të rendisë kandidatët dhe do t’ja paraqesë më pas ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.
Kandidatët për kreun e Gardës:
Artan Didi, ish-drejtori i Policisë së Shtetit
Dritan Osmani
Krenar Carcani
Klajdi Hajredinaj
Ermal Onuzi
Jona Lamko.
Mes kandidatëve, ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi i cili u dorëhoq në 31 mars të 2015-ës tashmë duket se kërkon të rikthehet në poste të larta. Versus.al







