AKTUALITET /

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, skualifikohen 4 kandidatë (EMRAT)

Shkruar nga Versus

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, skualifikohen 4

Katër kandidatë për kreun e policisë së shtetit janë skuadlifikuar nga komisioni i Ministrisë së Brendshme.

Mësohet se janë skualifikuar Shemsi Premçi, Sami Rasha, Ibrahim Disha dhe Hajrulla Xhivini.

Lajmin e bëri me dije ministri i Brendshëm Ervin Hoxha gjatë pranisë së tij në komisionin e Sigurisë ku edhe u hodhën akuza mbi kandidaturën e Hajrulla Xhivinit i cili pavarësisht se rezulton i shpallur në kërkim ka aplikuar për drejtor të policisë së shtetit.

Skualifikimi i emrave të mësipërm erdhi me arsyetimin se nuk plotësonin kriteret e përcaktuara në ligjin për policinë e shtetit ku renditen kushtet që aplikanti duhet të zotërojë për të kandididuar në këtë pozicion. Versus.al

Poll