Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Elton Qynos për ndryshim të objektit të kërkesës, duke qenë se nga muaj qershor i vitit të kaluar dhe deri më tani, kanë ndryshuar një sërë vendimesh, përfshirë kthimin e sendeve të sekuestruara. Përveç kthimit të telefonit, gazetari kërkoi asgjësimin e materialeve që SPAK ka aksesuar.
SPAK kërkoi tha se nuk jemi njohur me këtë kërkesë dhe kërkoi shtyrje të seancës. Gjykata Kushtetuese u la kohë palëve për të sjellë argumente shtesë deri më 26 mars. Ndërkohë seanca e radhës ku pritet vendimi mbi ankimin e gazetarit Elton Qyno që kundërshton ushtrimin e kontrolleve në zyrë dhe në banesë, do të zhvillohet më datë 2 prill në orën 10:00.
Ndaj Qynos u vendos masa e detyrim paraqitje nën akuzën e korrupsionit pasiv pasi emri i tij shfaqej në dosjen e SPAK për grupin e Suel Çelës dhe sipas bisedave në Sky Ecc, dyshohet se gazetari ishte paguar për artikuj të ndryshëm. Versus.al







