Është liruar kryeqëzimi i parë i bllokuar nga protestuesit e opozitës.
Sheshi Willson është bërë i kalueshëm për makinat, pasi drejtuesi i grupit të deputetëve aty, kanë vendosur të largohen nga atu.
Protestuesit nga sheshi kanë nisur një marshim dhe po zhvendosen drejt Bashkisë së Tiranës.
Pasi një autobot me ujë nisi t’i shpërndajë, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi bëri thirrje që të zhvendosen drejt Bashkisë së Tiranës.
Bardhi ishte ai që printe protestuesit drejt Bashkisë së Tiranës, ndërsa gjatë ecjes dallohet teksa koordinon protestën me telefon.
Të njëjtën gjë edhe Enno Bozdo, i cili dallohet teksa qëndron në telefon gjatë ecjes, ndërsa në krah të tyre është deputete Luan Baçi, Erisa Xhixho e Ilda Dhori e Bledion Nallbati.








