Tiranë- Një 43 vjeçare e identifikuar me inicialet B.R është gjetur e pajetë sot në zonën e Shkozës.
Sipas njoftimit të policisë, vdekja e 43 vjeçares ka ardhur për shkaqe natyrale dhe bëhet me dije se në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Versus.al







