AKTUALITET /

Gjendet një magazinë plot me drogë në Korçë, ndalohen disa persona, mes tyre dhe disa gra nga Cërriku

Droga dyshohet se është marrë nga tjetër vend dhe është mbledhur në magazinë për t’u tharë, e më pas për t’u tregtuar. Momentalisht të arrestuarit janë në Policinë e Korçës, ndërsa po bëhet peshimi i lëndës narkotike, që thuhet se është në sasi të mëdha.

Shkruar nga Versus

Gjendet një magazinë plot me drogë në Korçë,

Zbulohet një magazinë me lëndë narkotike, e mbledhur për tu shitur.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se droga u gjet në një magazinë në fshatin Voskop.

Mësohet se janë arrestuar 5-6 persona.

Mes tyre janë dhe disa gran ga zona e Cërrikut, të cilat janë kapur duke përpunuar lëndën narkotike.

Droga dyshohet se është marrë nga tjetër vend dhe është mbledhur në magazinë për tu tharë, e më pas për tu tregëtuar.

Burimet bëjnë me dije se gjithashtu janë gjetur armë zjarri në magazinë.

Poll