Sot në gjykatën e Elbasanit do të shqyrtohet kërkesa e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici i cili kërkon të dërgohet në shtëpi pasi prej muajsh tashmë ndodhet i shtruar në një spital privat për shkak të problemeve shëndetësore.
Në seancën e fundit të zhvilluar, u administruan aktet shëndetësore nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Sot tre mjekë do të bëjnë betimin në gjykatë dhe më pas do të ngarkohen për të përpiluar një raport mbi gjendjen shëndetësore të Safet Gjicit.
Ky i fundit, është dënuar me tre vite burg për shpërdorim detyre, ndërsa ka ende 1 vit e 2 muaj dënim për të shlyer. Avokati i Gjicit, pretendon se klienti i tij vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të rënduar. Sipas tij, gjendja psikologjike e Gjicit, ka rënduar edhe gjendjen e tij shëndetësore. Versus.al







