
Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici i dënuar me 2 vite burg nën akuzën e kryerjes së veprës penale “Shpërdorim detyre” i është drejtuar gjykatës së Elbasanit me kërkesën për t’u liruar nga burgu për arsye shëndetësore.
Sot në orën 13:00 do të mbahet seanca ku do të shqyrtohet kërkesa e tij për lirim nga burgu. E njëjta kërkesë ishte planifikuar të shqyrtohej ditë më parë, por seanca gjyqësore u shty për shkak se dokumentacioni ligjor i mbrojtjes së Gjicit, kishte mungesa të theksuara dhe paqartësi për adresën e spitalit ku po trajtohet ish-kryebashkiaku. Ky i fundit në kërkesën e bërë nuk kishte dhënë asnjë shkak se cilat ishin arsyet që ai duhet të lëë qelinë para kohe me vendim gjykate.
Ndërkohë, prej muajit shtator, Gjici ndodhet i shtruar në një spital privat, ku po merr trajtim mjekësor. Versus.al







