
Ish-nënkryetari i bashkisë së Kukësit, Granit Gjana është dënuar nga GJKKO me 1 vit burg për abuzimin me 2 tenderët e naftës, ndërsa dënimi do t’i konvertohet në 2 vite shërbim prove dhe i është ndaluar e drejta për të ushtruar funksione publike për të paktën 5 vjet.
Gjana u morr i pandehur nga SPAK për akuzën e “pabarazisë në tenderat” e naftës që hapte bashkia e qytetit verilindor, fshihej pas një kompanie private të quajtur “Instant.al”, e cila ushtron aktivitet në fushën e Design, programim, menaxhim i faqeve te internetit etj.
Hija e ish-zyrtarit të bashkisë dhe prefekturës së Kukësit, fshihej pas kësaj kompanie, e cila jo në pak raste është shpallur fituese në tenderat publikë të organizuar nga institucionet Shqiptare, me qëllim programimin e faqeve të internetit, paisje me kompjutera e aksesorë të tjerë teknologjikë.
Madje kompania e Granit Gjanës, ka fituar shërbime dhe para publike nga bashkia dhe prefektura e Kukësit, dy institucione ku Gjana ka shërbyer si titullar drejtues.
Në 14 qershor 2024 kompania “Instant.al” ka përfituar një pagesë prej 1 milion e 80 mijë lekë nga Bashkia Kukës, për mirëmbajtjen e faqes zyrtare të Webit të bashkisë.
NJOFTIM
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur
pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes penale në ngarkim të
të pandehurit Granit Gjana, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë
së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në dy raste, parashikuar nga neni
258/2 i Kodit Penal”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim
të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Erjon Çela dhe Flojera
Davidhi, me vendimin Nr. 71, datë 27.11.2024 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Granit Gjana, për kryerjen e veprës penale
“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”,
parashikuar nga neni 258 paragrafi i dytë i Kodit Penal, (për procedurën e
prokurimit me nr. REF-56811-01-24-2023, me objekt “Blerje karburanti”) dhe
dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Granit Gjana, për kryerjen e veprës penale
“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”,
parashikuar nga neni 258 paragrafi i dytë i Kodit Penal, (për procedurën e
prokurimit me nr. REF-70621-05-25-2023, ne objekt “Blerje karburani”) dhe
dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
3. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të
pandehurit Granit Gjana me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
4. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar
përfundimisht të pandehurin Granit Gjana me 1 (një) vit burgim.
5. Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim
dhe vënien në provë të të pandehurit Granit Gjana për një periudhë prej 2 (dy)
vitesh, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
6. Urdhërohet i pandehuri Granit Gjana të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës
Tiranë dhe të mos marrë kontakt me persona të dënuar.
7. Në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal, heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione
publike për të pandehurin Granit Gjana për 5 (pesë) vjet.
8. Në bazë të neneve 261 pika 1 gërma “b” dhe 389 pika 1 të Kodit të Procedurës
Penale, shuarjen e masës së sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre
a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, të
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al
caktuar ndaj shtetasit Granit Gjana me Vendimin nr. 133, datë 01.12.2023 të
Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar.
9. Në lidhje me provat materiale, Gjykata disponon në mbështetje të nenit 190 të
Kodit të Procedurës Penale, si më poshtë:
- Provat materiale të sekuestruara sipas procesverbaleve të sekuestrimit datë
12.07.2023, që kanë të bëjnë me procedurat e prokurimit me nr. REF-56811-01-
24-2023 dhe nr. REF-70621-05-25-2023, t’i kthehen autoritetit kontraktor,
Bashkia Kukës.
- 1 (një) CD me materialet e përgjimit të qëndrojnë në fashikullin e gjykimit.
10. Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak, në masën ****
lek, gjatë seancës paraprake dhe gjatë gjykimit (sipas formularit bashkëlidhur këtij
vendimi), i ngarkohen të pandehurit.
11. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
të ekzekutojë këtë vendim.
12. Kundër vendimit lejohet apel brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit
për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.







