AKTUALITET /

Gjurmë gjaku, ushqimi në tavolinë përgjysëm, pamje tronditëse nga banesa e 32-vjeçares që u godit me thikë nga ish-bashkëshorti në Durrës

Gruaja ndodhet në reanimacion, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes, ish-bashkëshorti i saj 40-vjeçar, është shpallur në kërkim nga policia

Shkruar nga Versus

Gjurmë gjaku, ushqimi në tavolinë përgjysëm, pamje

Në banesën e 32-vjeçares gjithçka ka mbetur sic ishte në momentin kur ish-bashkëshorti e goditi me thikë.

Nëna e dy fëmijëve kishte shtruar tavolinën me ushqim, i cili ka mbetur në tavolinë pa u konsumuar i gjithi, lodra të fëmijës mbi divan dhe gjurmë gjaku në dysheme.

Gruaja ndodhet në reanimacion, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes, ish-bashkëshorti i saj 40-vjeçar, është shpallur në kërkim nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen 16 të Durrësit. Sipas dëshmive të banorëve, rreth orës 03:00 është dëgjuar një zë që kërkonte ndihmë.

Një prej fqinjëve ka treguar se 32-vjeçarja ka dalë e plagosur nga banesa dhe ka zbritur vetë shkallët, por më pas është rrëzuar pranë hyrjes së pallatit.

“Dëgjova një zë që thoshte ‘Ndihmë, ndihmë!’. Dola te dera dhe ajo më tha: ‘Ndihmë se më kanë çarë me thikë’. Ishte e mbuluar e gjitha në gjak”, ka rrëfyer fqinja.

Sipas banorëve të zonës, gruaja jetonte e vetme në banesë dhe njihej si një person i qetë që shkonte çdo ditë në punë. Fëmijët e saj jetonin me familjarët.

Nga hetimet paraprake, policia dyshon se mes çiftit Karaj kishte pasur konflikte të mëparshme. Burime policore bëjnë me dije se, pavarësisht ndarjes, ata kishin tentuar të riktheheshin së bashku, por konflikti i fundit dyshohet se përfundoi në dhunë fizike.

Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Autori i dyshuar, Xhoni Karaj, 40 vjeç, dyshohet se është larguar pas ngjarjes dhe vijon të jetë në kërkim./Versus.al

Poll