AKTUALITET /

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për mandatin e Holta Zacajt

Mandati i Holta Zaçajt si anëtare e Gjykatës Kushtetuese do të përfundojë më 10 mars 2025, sipas vendimit të marrë nga anëtarët e kësaj gjykate.

Shkruar nga Versus

Ky informacion u publikua pas një mbledhjeje të mbajtur nga anëtarët e Kushtetueses, në të cilën Zaçaj nuk ishte e pranishme.

Ndërkohë Zaçaj pretendon se i përfundon mandati në fund të vitit 2025. Gjykata e Lartë njoftoi më 11 dhjetor hapjen e procedurës për zgjedhjen nga Gjykata e Lartë të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese me mandat të plotë 9 vjeçar, i cili duhet të zëvendësojë Zaçajn.

Vendimi i Gjykatës së Lartë, erdhi një ditë pasi Zaçaj, bëri të ditur publikisht se mandati i saj nuk përfundonte më 10 mars të vitit 2025 dhe pas kërkesës për opinion nga Komisioni i Venecias./Versus.al

Poll