AKTUALITET /

Gripi i shpendëve, ministria e Bujqësisë: Janë monitoruar 2304 ferma, asnjë person i prekur

Dy ditë më parë u bë karantinimi i një ferme familjare në Mëzezë të Kasharit. Ndërkohë, asnjë person nuk rezulton i prekur nga gripi i shpendëve deri më tani.

Shkruar nga Versus

Gripi i shpendëve, ministria e Bujqësisë: Janë monitoruar

Ditë më parë, një vatër e gripit të shpendëve (H5N1) u identifikua në fshatin Mëzezë të Tiranës. Si masë u mor karantinimi i shpendëve të fermës familjare në Kashar. Ndërsa së fundmi, ministria e Bujqësisë ka përditësuar informacionet mbi gripin e shpendëve duke bërë me dije se janë bërë monitorime në 2304 femra me 96 mijë e 900 shpendë në të gjithë vendin.

Sipas ministrisë, Instituti i Shëndetit Publik ka bërë analiza dhe asnjë person nuk është infektuar nga grupi i shpendëve që u shfaq sërish në vendin tonë gjatë hyrjes së stinës së vjeshtës. Versus.al

Poll