AKTUALITET /

'Hajde se më qëlluan poshtë shtëpisë', zbardhet biseda e Lorenc Kostës me mikun e tij pas plagosjes

I plagosuri rezulton se ka kryer një telefonatë me mikun e tij, njëkohësisht koleg, pasi ndodhi ngjarja e rëndë teksa i kishte rrëfyer gjithçka që kishte ndodhur

Shkruar nga M.H
'Hajde se më qëlluan poshtë shtëpisë',
Erion Goxhara dhe Lorenc Kosta

Detaje të reja janë zbardhur për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur në Tiranë mesditën e të hënës (19 gusht) ku efektivi i policisë Erion Goxhara qëlloi me plumba në gjymtyrët e poshtëm shtetasin Lorenc Kosta, për arsye xhelozie.

I plagosuri rezulton se ka kryer një telefonatë me mikun e tij, njëkohësisht koleg, pasi ndodhi ngjarja e rëndë teksa i kishte rrëfyer gjithçka që kishte ndodhur.

Sipas mikut të tij, punonjësi i ERE ishte ndaluar nga efektivi i policisë me pretendimin se do të sqaronin diçka dhe më pas e ka qëlluar me armë disa herë radhazi.

Shtetasi E.R punonjës pranë Entit Rregullator të Energjisë Elektrike është shprehur në dëshminë e tij si më poshtë:

Rreth orës 13:55 Lorenc Kosta më ka telefonuar duke më thënë që më qëlluan poshtë shtëpisë. Shkova në vendngjarje menjëherë e pyeta si është ndërsa Lorenci më tha se e ka ndaluar shtetasi Erion Goxhara, i ka thënë që do sqaronte dicka e më pas e ka plagosur me armë”.

Në dosjen hetimore thuhet se në lidhje me ngjarjen e ndodhur janë kqyrur pamjet filmike të kamerave të bizneseve të zonës përreth, ku shfaqet autori i dyshuar i cili pasi del nga një automjet tip Mitsubishi drejtohet në trotuarin në afërsi të servis “Tata”, ku në dorën e djathtë mban një armë tip pistoletë me të cilën merr drejtim qitje në pjesët e poshtme të gjymtyrve dhe qëllon në drejtim të shtetasit Lorenc Kosta disa herë.

Një dëshmi ka dhënë edhe nipi i Erion Goxharës, i cili ka pohuar se daja i tij i ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.

Ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe shpeshherë tregonte se do vriste veten”.

Grupi hetimor ka sekuestruar edhe videon që autori Erion Goxhara i ka nisur përmes aplikacionit Whatsapp kunatit të tij, po ashtu punonjës policie, pasi plagosi Lorenc Kostën, ku në pamje ai duket i shtrirë në trotuar dhe i gjakosur.

Nga hetimet rezulton se kunati i Goxharës, ti jetë përgjigjur rreth 30 minuta më vonë, “Ça është kjo se s’po e kuptoj…”.

Ndërkaq autori është ende në arrati, ndërsa policia ka zgjeruar territorin e kërkimeve duke arritur deri në Memaliaj, origjinën e efektivit./ Versus.al

Poll