AKTUALITET /

Hapën portal për të denigruar drejtuesit e policisë, dy efektivët përjashtohen nga AMP

Shefi i sektorit në AMP, Kushtrim Selimi dyshohet se ndihmohej edhe nga vëllai i tij Kreshnik Selimi, shefi i narkotikëve në SHISH.

Shkruar nga B.V
Hapën portal për të denigruar drejtuesit e policisë, dy
Kushtrim Selimi dhe Regina Omeri

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka përjashtuar nga detyra efektivët Regina Omeri dhe Kushtrim Selimi pasi u arrestuan nën akuzën e denigrmit të figurës së drejtuesve të policisë nëpërmjet një portal “shqipnews.info” ku publikonin shkrime me të dhëna të rreme të cilat fshiheshin vetëm nëse merrnin pagesën e kërkuar.

Regina Omeri, me detyrë efektive pranë AMP së Durrësit, gjatë deklaratës të dhënë dje në polici ka pranuar se bashkëpunonte me Kushtrim Selimin për shkak të raportit intim që kishte me të.

Në pranga për këtë rast ra edhe gazetari, Ervis Hasanaga i cili ishte i punësuar në portalin “shqipinfo”. Ky i fundit deklaroi në polici se paguhej 600 euro në muaj për të shkruar lajme dhe se nuk kishte asnjë lidhje me akuzat e bëra pasi vetëm kryente punën e tij me lajmet që i dërgoheshin nga shefi i Sektorit në AMP, Kushtrim Selimi, i cili është shpallur në kërkim që prej ditës së djeshme.

Për dënigrimin e figurave të larta të policisë, dyshohet se Kushtrimi ndihmohej edhe nga vëllai i tij Kreshnik Selimi i cili mban postin e shefit kundër narkotikëve në SHISH. Versus.al

Poll