AKTUALITET /

Helmohen sërish banorët në Dibër, mes tyre të mitur! Shkak dyshohet uji i pijshëm, nisin hetimet

Rreth 30 qytetarë në Dibër janë dërguar me urgjencë në spital, për shkak se kanë shfaqur shenja helmimi.

Shkruar nga Versus

Helmohen sërish banorët në Dibër, mes tyre të mitur!

Rreth 30 qytetarë në Dibër janë dërguar me urgjencë në spital, për shkak se kanë shfaqur shenja helmimi. Referuar njoftimit zyrtar të policisë, bëhet e ditur se mes personave që janë dërguar në urgjencë ka edhe të mitur. Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo ka ardhur si pasojë e konsumimit të ujit të pijshëm. Megjithatë, prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit.

“Dibër/informacion paraprak. Komisariati i Policisë Dibër, ka marrë njoftim se disa shtetas (mes tyre dhe disa të mitur), banorë të bashkisë Dibër, ishin paraqitur në spitalin rajonal të qytetit të Peshkopisë, për ndihmë mjekësore me simptoma si ata të helmimit.

Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit.

Në përfundim të hetimeve, do të ketë informacion më të detajuar”, thuhet në njoftim.

Kjo nuk është hera e parë që në Dibër qytetarët kanë shfaqur simptomat e helmimit dhe se uji ka qenë shkaktari kryesor. Rasti më i fundit ka qenë korrik të këtij viti, ku qytetarët u shfaqën në spital me dhimbje barku, të vjella dhe dhimbje koke. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: