
Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest shtëpie Sokol Bushkolaj.
Bushkolaj hodhi molotov gjatë protestës para bashkisë së Tiranës më 28 maj duke rrezikuar jetën e gazetarëve dhe kalimtarëve.
Prokuroria e Tiranës kërkoi burg për 49 vjeçarin.
Ndaj tij rëndonin 5 akuza, ndërsa për aktin e hedhjes së molotovit në drejtim të qytetarëve dhe gazetarëve, ndaj tij është ngritur akuza vrasje me dashje e mbetur në tentativë.
Përfaqësues të Rithemelimit ishin në gjykatë në mbështetje të tij.







