AKTUALITET /

Holta Zaçaj nuk largohet nga Kushtetuesja, Gjykata e Lartë nis procedurat e zëvendësimit

Ky veprim i Gjykatës së Lartë vjen një ditë pasi Holta Zaçaj deklaroi se do të qëndronte në detyrë deri në fund të 2025-ës.

Shkruar nga Versus

Holta Zaçaj nuk largohet nga Kushtetuesja, Gjykata e Lartë nis

Gjykata e Lartë ka nisur sot procedurat e zëvendësimit për Holta Zaçajn në Gjykatën Kushtetuese, me arsyetimin se mandati i saj përfundon në mars të vitit të ardhshëm.

Duke qenë se gjykata e Lartë ka të drejtën e përzgjedhjes të tre anëtarëve, institucioni ka shpallur vakancën për mandatin e Zaçajt e cila e nisi punën në janar të vitit 2023 pasi vendi kishte mbetur vakant që prej 2017-ës. Afati për aplikimin në vendin vakant është 30 ditë nga hapja e procedurave. 

Mandati i Zaçajt si anëtare e Gjykatës Kushtetuese përfundon më 10 mars të vitit të ardhshëm dhe ditën e djeshme, vetë ajo duhej të shpallte vakancën e vendit në institucionin që drejton. Por Zaçaj vendosi t’i drejtohej Komisionit të Venecias për opinion, duke argumentuar se mandati i saj përfundon në fund të vitit 2025. Versus.al

Poll