Duke nisur nga sot, deri më datë 7 qershor të gjithë avokatët në vend do të bojkotojnë të gjitha seancat gjyqësore. Vendimi u mor nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë pas dhunës barbare të ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi i cili ra në gjendje kome, ndërsa tani ndodhet në Athinë ku po merr trajtim të specializuar.
Përjashtim nga vendimi bëjnë vetëm seancat për masat e sigurimit. Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia tha se vendimi i avokatëve vjen pas indiferentizmit të institucioneve të drejtësisë të cilat sipas tij, pas ngjarjes nuk reaguan për të dhënë mesazhe të forta për respektimin e figurës së avokatëve.
Kritika ka pasur edhe për Reformën në Drejtësi duke thënë se ka sjellë një sërë problemesh dhe se nuk është ajo që avokatët prisnin.
Ata kritikojnë edhe reformën në drejtësi, për të cilën thotë se ka sjellë një sërë problemesh dhe se nuk është ajo që avokatët prisnin ndërsa në reagimin e bërë paralajmërojnë përshkallëzim të qëndrimeve të Dhomës së Avokatisë nëse vijohet me të njëjtën linjë të ndjekur nga institucionet e drejtësisë. Versus.al







