AKTUALITET /

I dehur dhe i droguar, turisti italian vret në aksident, këmbësorin në Durrës

Federico Alessandrini, 54 vjeç nga Verolanuova, ndodhet në burg prej një javë me akuzën e aksidentit me pasojë vdekjen dhe mosdhënies së ndihmës.

Shkruar nga Versus

 

I dehur dhe i droguar, turisti italian vret në aksident,

Një aksident tragjik ka përfshirë një shtetas italian me pushime në Shqipëri.

Federico Alessandrini, 54 vjeç nga Verolanuova, ndodhet në burg prej një javë me akuzën e aksidentit me pasojë vdekjen dhe mosdhënies së ndihmës.

Ai kishte disa ditë që ndodhej në Shqipëri. Alessandrini, i cili ishte me pushime me një mik nga Manerbio, po drejtonte një makinë në pronësi të një të njohuri tjetër të tyre me kombësi shqiptare, kur në një rrugë pranë Durrësit, goditi dhe vrau një këmbësor 54-vjeçar, banues në zonë.

Sipas asaj që mësohet, Alessandrini menjëherë pas aksidentit është larguar pa ofruar ndihmë. Sipas konstatimeve të policisë shqiptare, 54-vjeçari nga Brescia ishte “i dehur dhe nën ndikimin e lëndëve narkotike”, si dhe nuk kishte leje drejtimi, e cila i ishte hequr më parë në Itali.

Automjeti dhe pasagjerët e tij u identifikuan nga një person i katërt, vëllai i pronarit shqiptar të makinës, i cili njoftoi autoritetet dhe lejoi të gjurmoheshin përgjegjësit.

Poll