
Tiranë- Policia ka arrestuar Orges (Dritan) Jahelezin, një emër i njohur për drejtësinë pasi ishte shpallur në kërkim për shkak se gjykata e ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për trafik droge.
Jahelezi ishte shpallur në kërkim edhe nga SPAK për laboratorin e heroinës të zbuluar në Has. Ai njihet si biznesmen i fuqishëm në kryeqytet pronar i disa lokaleve.
48 vjeçari është dënuar nga Gjykata e Posaçme për drogë, grup të strukturuar kriminal dhe pjesëmarrje në vepra të tjera penale.
Jahelezi dyshohet se është pjesë e grupit të Shijakut të drejtuar nga Astrit Avdyli. Gjatë operacionit “Volvo 4”, emri i tij doli si një prej personave të përfshirë në laboratorin e heroinës në Has. Më herët OFL i ka kërkuar të justifikonte pasurinë. Versus.al







