Safet Bajri, i cili njihet si “I forti” i Shkodrës ka dorëzuar këtë të premte një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme ku kërkon që të hetohen edhe të arrestohen personat që, sipas tij i kanë keq përdorur emrin për qëllime kriminale.
Sipas kallëzimit të kryer nga Bajri, ai pretendon se këta persona i kanë cënuar edhe reputacionin. Në këtë mënyrë sipas tij ata duhet të përballen me drejtësinë. Ky kallëzim është dorëzuar nga avokati i tij, Sokol Tahiraj.
Në dokumentin që Versus.al disponon Bajri pretendon se emri i tij është përfshirë padrejtësisht në çështje të krimit në Shkodër.
Pjesë nga Kalllëzimi Penal:
“Unë i nënshkruari Safet Rustemi ,pasi jam informuar që në qytetin ku jetoj , në Shkoder disa persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë përdorur emrin tim për të grabitur telefona dhe për tu vendosur gjoba këtyre personave në mënyrë që ti ktheheshin telefonat,
Këtë e kanë bërë nën kërcënimin e armës duke pretenduar se këto armë ia kam dhënë unë për të kanosur, grabitur dhe gjobitur qytetarët të ndryshëm të qytetit të Shkodres.
Pasi kam marrë vesh për këtë ngjarje dhe jam interesuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm SHKODER, kam marrë një procesverbal të kallzimit të bërë nga shtetasi Ermando Muhja, kundër shtetasit Zikjan Lela, ku ky i fundit i ka marrë nën kërcënimin e armës telefonin e tij iphone 12, duke përdorur emrin tim për ta grabitur këtë shtetas e provuar kjo dhe me vendimin penal nr.8 (6) datë 05.01.2025 dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkoder kundër Zikjan Lela”
Për here të fundit, Safet Bajri është shoqëruar në Polici në tetor të vitit të kaluar pas një atentati mafioz në qytetin e Shkodrës, ku mbetën të vrarë shtetasit: Hamza Lici, Arlind Bushati dhe aksidentalisht Flutura Basha.
Për këtë ngjarja që ngriti dyshimet se ndodhi si pasojë e përplasjes mes grupeve kriminale në Shkodër, Bajri deklaroi përpara uniformave blu se nuk kishte dijeni për atentatit dhe më pas u la i lirë. /Versus.al/







