Ministria e Arsimit ka njoftuar se pezullimi i procesit mësimor do të vijojë edhe ditën e nesërme, për shkak të acarit, reshjeve të dëborës dhe motit të keq që ka përfshirë gjithë vendin.
Situata vijontë mbetet problematike në zonat malore, përkatësisht në zonat e Bulqizës, Matit, Dibrës, Krujës, Hasit, Kukësit, Mirditës, Kurbinit, Pukës.
“Përditësim i rëndësishëm
Ministria e Arsimit dhe Sportit informon se për shkak të motit të rënduar është pezulluar përkohësisht procesi mësimor në 115 shkolla, deri në një njoftim të dytë.
Situata vazhdon të mbetet problematike në zonat e Bulqizës, Matit, Dibrës, Krujës, Hasit, Kukësit, Mirditës, Kurbinit, Pukës, etj., ku reshjet e dendura të dëborës dhe kushtet e motit e bëjnë të pamundur zhvillimin e procesit mësimor”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.
Sipas meterologëve, Shqipëria është përfshirë nga i ftohti polar dhe ditët në vijim priten që të kenë temperature të ulëta deri në minus dhjetë grade celcius. /Versus.al/







