AKTUALITET /

Dhunimi i kreut të operatorëve turistikë, 37 vjeçari dhe nipi i tij e goditën për shkaqe biznesi

Sherri mes tyre ka nisur për shkak të një linje elektrike që Çipa kishte në plan të ndërtonte.

Shkruar nga Versus
Dhunimi i kreut të operatorëve turistikë, 37 vjeçari dhe
Foto: I plagosuri Sotir alias Arben Çipa

Vlorë- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme, ku u dhunua brutalisht kryetari i shoqatës së operatorëve turistikë Sotir Çipa alias Arben Çipa.

Sherri i tij me xhaxhain dhe nipin Diomet dhe Markeljan Musa dyshohet se ka nisur për shkak të një linje elektrike që po ndërton Çipa në zonën e Heremecit.

Diomet Musa me precedentë penalë njihet si biznesmen në zonën e Sarandës. Çipa ndodhet në gjendje kritike për jetën për shkak të goditjeve me sende të forta. Xhaxhai u arrestua, ndërsa nipi i tij Markeljan Musa është ende në kërkim. Versus.al

Poll