Vlorë- Policia ka arrestuar 37 vjeçarin Diomet Musa i cili pasditen e djeshme së bashku me nipin e tij kanë dhunuar një 52 vjeçar në lagjen nr.3 të Sarandës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 kur për motive të dobëta, Musa me precedentë të mëparshëm penalë në krimet ndaj personit së bashku me nipin e tij Markeljan Musa, 29 vjeç, kanë goditur me grushte e sende të forta S.Ç duke e lënë të plagosur rëndë.
Ndërkohë, policia vijon kërkimet për bashkëpunëtorin e Diomet Musës në këtë krim. Versus.al







