Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Selanik.
Një 53 vjeçar shqiptar ka vrarë bashkëshorten e tij 44 vjeç dhe më pas është vetëhedhur nga ballkoni i shtëpisë.
Sipas mediave greke 53 vjeçari ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij duke e goditur disa herë me thikë në bark dhe më pas është vetëhedhur nga ballkoni i shtëpisë, duke u plagosur rëndë por ndërroi jetë gjatë transferimit për në spital.
Sipas informacioneve, çifti kishte dy vajza, 16 dhe 21 vjeç./Versus.al
Pamje nga vendi i ngjarjes:







