AKTUALITET /

Seanca në Apel, Erion Veliaj:  Më izoluat 1 muaj në burg që të gjenit “prova të reja”

SPAK ka dorëzuar prova të reja dhe në fjalën e tij, Veliaj ka kërkuar që të seanca të jetë e hapur për mediat dhe të deklarojë publikisht përgjimet e kryera ndaj tij.

Shkruar nga Versus

Seanca në Apel, Erion Veliaj:  Më izoluat 1 muaj në burg

Kryebashkiaku Erion Veliaj po flet në seancën në Apelin e GJKKO ku kërkon lirinë kundrejt garancisë pasurore.

SPAK ka dorëzuar prova të reja dhe në fjalën e tij, Veliaj ka kërkuar që të seanca të jetë e hapur për mediat dhe të deklarojë publikisht përgjimet e kryera ndaj tij.

Veliaj: Keni sjellë “prova të reja”, kërkoj që kjo seancë të jetë e hapur për median. Sillni mediat që t’i deklaroj dhe para tyre përgjimet e kryera ndaj meje. S'kam asnjë sekret në bisedat telefonike me familjarët e mi nga kabina e burgut

Më izoluat 1 muaj në burg që të gjenit “prova të reja” .Saliu e ofendoi SPAK dhe e akuzoi si organizatë kriminale, çfarë e gjeti? Versus.al

Poll