Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish-prefektin dhe ish-kryebashkiakun e komanduar të Kukësit Granit Gjana duke kërkuar 1 vit e 6 muaj burg. Ai akuzohet për “shkelje të barazisë në tendera” në dy raste.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Gjana në rast dënimi do përfitonte ulje të dënimit me 1 vit. SPAK kërkoi konvertimin e dënimit me 2 vite shërbim prove.
Në seancën e ardhme, gjykata pritet të shpallë vendimin për Gjanën.
Për çfarë akuzohet Gjana
Në kohën kur mbante postin e nënkryebashkiakut të bashkisë, kur në krye të saj ishte Safet Gjici, dyshohet se nuk ka pajisur me autorizim për përdorimin e lëndëve djegëse një subjekt privat, pavarësisht se kjo kompani kishte plotësuar dokumentacionin.
Duke mos pasur këtë dokumentacion, subjekti nuk ka arritur të konkurrojë në dy procedura për blerje karburanti për shkak se është penguar nga nënkryetari i bashkisë së Kukësit. Versus.al







