Një tjetër ngjarje kriminale u rregjistrua mbëmjen e së shtunes në kryeqytet. Një plagosje me kaçavidë është raportuar në rrugën “Besim Alla” në zonën e Misto Mames në Tiranë.
Shtetasi i plagosur është identifikuar si 40-vjeçari Klajdi Kapedani, i cili është dërguar në spital për trajtim të menjëhershëm dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Edhe kjo ngjarje dyshohet se ka ndodhur për shkak se 40-vjeçari i plagosur ka ngacmuar partneren e autorit.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe për të identifikuar dhe kapur personin e dyshuar për këtë akt dhune, pasi siç thonë burime policore është bërë i mundur identifikimi i autorit të krimit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 24.08.2024, rreth orës 20:00, në rrugën “Besim Alla”, është dëmtuar dyshohet me mjet prerës, shtetasi K. K., 40 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e Policisë është identifikuar autori i dyshuar dhe po punohet për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.







