Temperaturat e larta që kanë mbërthyer vendin ditët e fundit, kanë sjellë shqetësime të mëdha për banorët.
Për disa prej tyre i nxehti është bërë i padurueshëm dhe kanë vendosur ta përballojnë duke u freskuar me ujë. Një prej këytyre rasteve është edhe ky i mëposhtmi ku fëmijë dhe banorë të qytetit të Sarandës, kanë shfrytëzuar shatërvanin e qytetit për t’u freskuar sadopak në këto temperature përvëluese.
Pavarësisht se plazhi është aty pranë, të miturit dhe banorë të tjerë kanë parë më të mirë të freskohen në shatërvanin e vetëm të qytetit. Ndërsa sipas disa prej banorëve, kjo është pamje jo dinjitoze në kulmin e sezonit turistik. Versus.al







