Kryetari i Bashkisë së Devollit Eduart Duro, qëndroi sot për rreth 2 orë në SPAK ku iu komunikua përfundimi i hetimeve lidhur me dosjen për të cilën është marrë i pandehur muaj më parë.
Duro akuzohet se ka licensuar një karburant në Bilisht pavarësisht se ishte ndërtim pa leje.
Në dalje për mediat Duro tha se pavarësisht mbylljes së hetimeve, nuk do të japë dorëheqjen nga posti që mban.
Vetë Duro mohon akuzën duke thënë se ka firmosur autorizimin e ligjshëm të Tatim-Taksave për shitjen e subjektit. Ai ka punuar më herët si inspektor kontrolli në drejtorinë e Tatimeve në Devoll dhe si agjent doganor në Kapshticë para se të zgjidhej kryebashkiak në zgjedhjet vendore të 2019-ës. Aktualisht ky është mandati i dytë i Duros në krye të bashkisë Devoll pasi u rizgjodh në vendoret e 14 majit 2023. Versus.al







