Përfundon me plagosje, tentariva e grabitjes gjatë pazarit të drogës.
Në pranga është vënë një 42-vjeçar italian për tentativë vrasje dhe grabitje. Episodi ndodhi natën mes 10 dhe 11 korrikut në Capriolo, në zonën e Brescias.
Viktimë e këtij sulmi me thikë ishte një 25-vjeçar shqiptar.
Goditja me thikë, thotë policia, ka ndodhur në kuadër të trafikut të drogës.
Policët e kompanisë Chiari kanë grumbulluar prova të rënda kundër italianit 42-vjeçar, pasi atij iu gjet arma e përdorur në plagosje dhe gjithashtu edhe targat e makinës së tij ishin filmuar në zonën ku ndodhi edhe plagosja.







