Sarandë- Një 19 vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për një vjedhje të kryer mbrëmjen e ndërrimit të viteve në një lavazh.
I riu i identifikuar si Izet Abazaj i vodhi me dhunë 400 euro punonjësit të lavazhit në lagjen nr.3 të qytetit.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme. Versus.al







