
Durrës- Një 25 vjeçar është arrestuar nga policia në Golem pasi akuzohet se i vuri flakën stallës së bagëtive të kushëririt të tij. Në pranga ka rënë Edison Ajazi.
Si pasojë e zjarrit, u dogj objekti njëkatësh, ushqimi i bagëtive dhe sipërfaqja përreth objektit.
Shkak për zjarrvënien e qëllimshme mendohet të ketë qenë konflikti mes kushërinjve në Golem.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Versus.al







