AKTUALITET /

Ikën nga Psikiatria me taksi, shqiptarin e pret policia...te dera e shtëpisë

Gruaja ka raportuar se 50-vjeçari shprehte qëllimin e tij për t'u hedhur nga çatia

Shkruar nga Versus

Ikën nga Psikiatria me taksi, shqiptarin e pret policia...te dera e

Ka përfunduarr arratia e aventura e një 50 vjeçari shqiptar i cili këtë të shtunë u arratis nga një spital psikitrik, ku ishte shtruar pasi u arrestua nga policia në gjendje të rënduar psikike.   

50 -vjeçari u arratis nga Klinika Psikiatrike e Spitalit Universitar të Patrës.

Burri ishte arrestuar për dhunë në familje pasi kishte kërcënuar gruan e tij 45-vjeçare.

Pas arrestimit, autoritetet e dërguan në klinikën psikiatrike të Spitalit Universitar të Patrës, pasi bashkëshortja raportoi se 50-vjeçari donte të hidhej nga çatia dhe përballë luftës së familjes për taa mbrojtur nga më e keqja, ai është bërë agresiv me to. Pas shoqërimit nga policia, shqiptari është dërguar në Kliniken Psikiatrike të Spitalit Universitar të Patrës, nga ku ka arritur të arratiset.

Më në fund, sipas tempo24.gr, policia ka arritur ta lokalizojë, pasi 50-vjeçari kishte marrë një taksi nga spitali dhe kishte shkuar në shtëpinë e tij në Akrata, ku tashmë e priste...policia 

Poll