AKTUALITET /

‘Ilaçeve u fshihet data e skadencës dhe iu jepen pacientëve’, debate në Komisionin e Shëndetësisë

Drejtoresha e Shërbimit Farmaceutik, Mirela Rexhepi hodhi poshtë akuzat e deputetëve të opozitës, duke deklaruar se “nuk ekziston asnjë lloj mundësie që të fshihet apo ndryshohet data e skadencës për barnat pasi çdo veprim kryhet online”.

Shkruar nga M.H
‘Ilaçeve u fshihet data e skadencës dhe iu jepen
Komisioni për Shëndetësinë

Deputetët e opozitës, Zhani Gjergji dhe Albana Vokshi kanë ngritur akuza, specifikisht kundrejt Shërbimit Farmaceutik dhe drejtoreshës së Farmacisë në QSUNT, për fshirjen e datës së skadencës së ilaçeve.

Drejtoresha e Shërbimit Farmaceutik, Mirela Rexhepi hodhi poshtë akuzat e deputetëve të opozitës, duke deklaruar se “nuk ekziston asnjë lloj mundësie që të fshihet apo ndryshohet data e skadencës për barnat pasi çdo veprim kryhet online”.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar ditën e sotme në Komisionin për Shëndetësinë lidhur me situatën në Spitalin Onkologjik në QSUNT, Rexhepi deklaroi se sistemi informatik nuk varet nga QSUNT, por kontrollohet dhe verifikohet nga AKSHI.

Në 18/04/23 ka ardhur një sasi donacioni e cila është e ruajtur në spital  dhe nuk ekziston asnjë lloj mundësie që të ndërrohet data e skadencës. Donacioni ka ardhur nga Italia në vijim të një marrëveshjeje që shteti ka me Italinë për medikamente. Pasi vijnë në Shqipëri kolaudohen, pajisen me pullë nga Agjencia e Barnave e cila siguron cilësinë e barnave dhe vetëm pasi kolaudohet hyn në farmaci dhe përdoret për pacientët. Në momentin që kalon datën e skadencës është e pamundur që ilaçi të përdoret dhe t’i ndryshohet data”, theksoi ndër të tjera drejtoresha e Farmacisë së QSUNT-së.

Rexhepi tha se farmacia ka detyrimin që komunikimin ta ketë me shefat e shërbimit dhe se nuk kanë kontakt me pacientët.

Ne njoftojmë dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me shefat e shërbimeve. Ju siguroj se nuk ka ndodhur ndryshimi i datës së skadencës”, ritheksoi Rexhepi duke i cilësuar të pavërteta deklaratat e kryetares së Komisionit dhe deputetes Vokshi.

Gjithashtu, Drejtoresha e Shërbimit Farmaceutik në QSUNT sqaroi se “për Spitalin Onkologjik, dalja e barnave bëhet përmes një makine frigoriferike dhe i dorëzohet kryeinfermierit. Asnjëherë nuk ndodh që të dorëzohet terapia e kimios tek vetë pacienti."/ Versus.al

Poll